“Barileva Turist” mashtron mërgimtarët -ua humb rezervimin pak para se të nisen për Kosovë

Mërgimtarët tanë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës shpesh ballafaqohen me mashtrime të kompanive të udhëtimit.

Kështu i ka ndodhur edhe dy mërgimtarëve që kishin rezervuar biletën me “Barileva Turist”, shkruan Jepi zë.

Ky qytetar ka treguar për “Jepi zë” se biletat i kishte rezervuar dy javë herët dhe dje i kishin telefonuar të dilnin në ora 22:30 tek vendi i pritjes.

Dy mërgimtarët kishin vepruar ashtu por në një moment atyre ju vije një mesazh se nuk ka vend të lirë.

“I nderuar keni pas rezervim për sonte, mirpo nuk ka vend te lire, nese ju kovenon nje dite tjeter”, shkruhet në mesazhin nga Barileva Turist.

Të dy mërgimtarët të revoltuar janë detyruar të kthehen në banesen e tyre me gjërat që kishin përgatitur për të ardhur në vendlindjen.

Ata nuk kanë marrë sqarim tjetër por që dyshohet se dikush i ka paguar më shumë dhe ua ka zënë vendet atyre./ Jepi zë.

Lexo edhe:  Po doganonte mallin, ky është shoferi i kamionit që u gjet pa shenja jete në Terminalin Doganor