Bardhi dhe Sara rikthehen në studion e BBV, ish-banori bën deklaratën e fortë
Bardhi sot është rikthyer në studion e BBVA së bashku me Sarën.
Ai ka treguar se gjendja shëndetësore e nënës së tij është e mirë.
Ai ka folur edhe për Sarën dhe lidhjen me të.
“Nëna është mirë aktualisht. Faleminderit të gjithë atyre që kanë pyetur. Pas daljes nga shtëpia kam hyrë për të parë edhe komentet për moralin Sarës. Unë e di se çfarë morali ka Sara dhe e njoh shumë mirë. Unë i qëndroj deklaratës që ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi. Ashtu siç e kam thënë”, deklaroi Bardhi.