Banori i fshatit Çabër sulmohet fizikisht nga një burrë tjetër për shkak të pronës
Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze.
Të tilla incidente jo rrallëherë ndodhin edhe qytetarëve të një lokaliteti. Një rast i tillë është raportuar në fshatin Çabër, shkruan Jepi zë.
Policia e Kosovovës ka njoftuar se një burrë nga ky fshat është sulmuar fizikisht nga një burrë tjetër në këtë lokalitet që bën pjesë në Komunën e Zubin e Potokut.
Sipas policisë sulmi ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale rreth një kontesti pronësor.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.