Banori i BBV Kosova 2 i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Ai dhe partnerja e tij, Elmedina Musliu, kanë organizuar një ceremoni të veçantë, momentet e së cilës tashmë po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Fotografitë e çiftit janë bërë virale, me shumë urime dhe komente pozitive nga ndjekësit dhe miqtë e tyre.

Mirdoni, i cili u bë i njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes në BBVK 2, e ndau përvojën e tij me mikun e tij të ngushtë, Ardin, duke hyrë në shtëpi si një konkurrent i vetëm në dyshe.

Lexo edhe:  Transgjinorja e njohur shqiptare gati për Big Brother VIP: Do të isha fenomen