Banorët e Pirqit ju dërgojnë mesazh qytetarëve: Shalqini bio i tokës sonë është gati për shitje – ju presim
Këto ditë të ngrohta mund të kalohen më lehtë me konsumimin e frutave.
E shalqini dhe pjepri janë nga frutat që konsumohen më së shumti në verë, shkruan Jepi zë.
Një nga fshatrat e Mitrovicës, fshati Pirq, njihet për kultivimin e tyre dhe me banorë shumë punëtorë.
Banorët e këtij fshati kanë njoftuar se shalqini është gati për shitje në treg, dhe kanë ftuar mitrovicasit që të konsumojnë produktin që kultivohet nga ata, duke u shprehur se është bio dhe vjen nga toka e tyre.
Njëri banor nga familja Kalludra ka dërguar edhe foto live nga arat ku shihet shalqini i rritur dhe i pjekur/ Jepi zë