Banorët dëgjuan disa të shtëna, e dyshuara u dorëzua në polici – krejt çka dihet për vrasjen e mbrëmshme

Një grua në Prishtinë rreth mbrëmë rreth orës 19:20 e ka vrarë kunatin e saj në rrethana ende të panjohura.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se pas aktit, e dyshuara është vetëdorëzuar në polici.

“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Policia e largoi trupin e pajetë rreth orës 22:20, ku në pamjet e Klan Kosovës u pa automjeti i forenzikës duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Por, pavarësisht se trupi i pajetë u largua nga vendi i ngjarjes, policia vazhdoi të qëndronte në vendin e krimit, teksa rruga “Ismet Krasniqi” në lagjen “Kodra e Trimave” vazhdoi të mbetej e bllokuar për qarkullim në të dy anët.

Lexo edhe:  Një 50-vjçar mbytet në bregdetin e Durrësit