Bajrami: Albini Kurti ua rriti bizneseve vendore çmimin e energjisë 300%

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj politikave të qeverisë Kurti, duke kritikuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe tatimit në pronë për bizneset vendore.

“Albini Kurti ua rriti bizneseve vendore çmimin e energjisë 300%, ua rriti tatimin në pronë dhe tani u thotë: ‘vendosa që ju t’ua rritni pagat punëtorëve’,” shkruan Bajrami, duke theksuar se kostot e larta nuk përkthehen në përmirësim të pagave për punëtorët.

Ajo kujton grevën e një viti më parë të grave që punonin për një kompani private që mirëmbante ndërtesën e Kuvendit dhe kërkonin pagën minimale prej 350 euro: “Mbajtën grevë më shumë se dy muaj, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, dhe sot shumica e tyre janë pa punë.”

Bajrami thekson se këto gra “lexojnë sot statusin e Albin Kurtit për pagën minimale dhe kanë të drejtë vote më 28 dhjetor,” duke sugjeruar se qytetarët do të kenë mundësinë të reflektojnë mbi politikat e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Albini Kurti ua rriti bizneseve vendore çmimin e energjisë 300 %, ua rriti tatimin në pronë dhe tani u thotë: ”Pasi unë jua rrita këto kosto, vendosa që ju t’ua rritni pagat punëtorëve”.
Bizneset detyrohen ta paguajnë energjinë 300% më shtrenjtë dhe tatimin në pronë më të lartë, por kur vjen puna te pagat, situata është krejt ndryshe.
A ju kujtohet para një viti greva në oborr të Kuvendit, e grave që punonin për një kompani private që mirëmbante ndërtesën e Kuvendit?
Ato gra kërkonin pagën minimale të caktuar nga Kurti në atë kohë – 350 euro.
Mbajtën grevë më shumë se dy muaj në oborr të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, dhe sot shumica e tyre janë pa punë.
Edhe ato sot e lexojnë statusin e Albin Kurtit për pagën minimale dhe ato kanë të drejtë vote me 28 dhjetor.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës arreston 23 persona të dyshuar