Bahtiri: Presim që opozita të reflektojë, e papranueshme çfarë po bën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se opozita duhet të reflektojë pozitivisht, pasi situata aktuale është e tmerrshme dhe e turpshme, “edhe para familjeve të tyre, e lëre më para popullit”.
“Ne jemi gjithmonë të përkushtuar për të dhënë maksimumin. Çdo gjë që vjen nga Gjykata Kushtetuese, ne do ta zbatojmë. Përndryshe, jemi duke e pritur opozitën që të reflektojë pozitivisht dhe i ftoj të reflektojnë, sepse kjo është e tmerrshme dhe e papranueshme, edhe para familjeve të tyre, e lëre më para popullit”, ka deklaruar ai para mediave.
I pyetur nëse e sheh opozitën si patriarkale, Bahtiri ka theksuar se nuk mund të thotë asgjë në atë drejtim.