Babë e bir rrihen mes vete në Kaçanik, 17-vjeçari përfundon në spital
Telashet familjare janë të shpeshta, ku anëtarët përleshen mes vete apo pësojnë nga kryefamiljari.
E këto zënka shpesh herë kalojnë edhe muret e shtëpisë, duke u nevojitur kështu ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të zgjidhur problemet
Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Kaçanik, ku babë e bir janë përfshirë në një konflikt fizik mes vete.
Sinjali mëson se 17-vjeçari ka përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve që mori gjatë përleshjes, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia.
Njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor 49-vjeçarin, i cili është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit të hetohen në liri për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.