Babë e bir në Gjakovë kapen për çelësat e veturës, përfundojnë të dy në Polici

Rastet e dhunës në familjet kosovare veç po rriten dhe viktimat kryesisht janë gratë. Por, jo rrallëherë ndodhë që edhe fëmijët të kapen me prindërit e tyre dhe për pasojë përfundojnë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, të dyshuarit këtë herë janë babë e bir, të cilët janë kapur me njëri – tjetrin pas një konflikti verbal.

Sherri që plasi në banesën e tyre dyshohet se eskaloi me ofendime e britma pas konfliktit mes tyre për çelësat e veturës.

Rasti u denoncua në Polici dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ku si rezultat të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Publikohet një video e Policisë së Kosovës duke luajtur futboll me fëmijët serbë në veri