Babë e bir në Ferizaj rrahen mes vete, djali sulmon edhe nënën – të dy përfundojnë në pranga

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet. Jo rrallëherë në konflikte të tilla përfshihen edhe fëmijët, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në një familje në Ferizaj, ku babë e bir janë rrahur mes vete, teksa e ka pësuar edhe gruaja/nëna.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka dyshohet se nisi si pasojë e një mosmarrëveshje, ku djali, i cili është recidivist i dhunës në familje e ka sulmuar babanë, por edhe nënën e tij. Aty sherri veç eskaloi, kur edhe burri u kap me të birin, të cilin e ka goditur dhe për pasojë dy palët pësuan lëndime.

Si rezultat i denoncimit të rastit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku bazuar në dëshmitë e tyre të dhëna para hetuesve, të njëjtit e kanë fajësuar njëri-tjetrin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që babë e bir të dërgohen në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, “Sulm” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Nis ceremonia e varrimit të 21 vjeçares që u vra dje në Ferizaj