Babai rrah djalin e tij, e bën për mjek për shkak të një problemi që e kishte bërë në shkollë – Por përfundon keq në fund

Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Istog, për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima (djali i tij), kishte qenë i përfshirë në një rast derisa kishte qenë shkollë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Istog / 08.03.2024 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur, viktimës m/k i cili dyshohet se kishte  qenë i përfshirë në një rast derisa ka qenë shkollë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Lexo edhe:  Sveçla: Numri i të vrarëve në mesin e terroristëve mund të jetë më i madh