Babai nga Baica kërkon ndihmë për vajzën 8-vjeçare që po lufton me kancerin

Remzi Kiqina nga Baica e Drenasit, u është drejtuar qytetarëve me një apel prekës për ndihmë, duke kërkuar mbështetje për vajzën e tij të vogël, vetëm 8 vjeçare, e cila po përballet me një betejë të rëndë kundër kancerit.

Ai shprehet se vajza e tij është një fëmijë plot jetë, buzëqeshje dhe ëndrra, por sot është e detyruar të përballet me një sëmundje që asnjë fëmijë nuk duhet ta përjetojë.

Sipas tij, çdo ditë është e vështirë për familjen, ndërsa trajtimet mjekësore janë të rënda dhe shpenzimet financiare shumë të mëdha.

Kiqina thekson se çdo ndihmë, pavarësisht madhësisë, përbën një shpresë më shumë për shërimin e vajzës së tij, që ajo të mund të jetojë, të luajë dhe të ëndërrojë si çdo fëmijë tjetër. Ai ka falënderuar nga zemra të gjithë ata që po e mbështesin me ndihma, lutje dhe shpërndarje të apelit.

Lexo edhe:  Shkurte Fejza propozon një koncert të madh për Parashqevi Simakun: Ta kthejmë në jetë