Babai dhe vëllai i Liridona Ademajt takojnë prokurorin: U informuam për rastin, na e lehtësoi dhimbjen

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, që u vra në fund të nëntorit, ka publikuar një shkrim dhe një foto. Në shkrimin e vëllait të Liridonës, për të cilën vrasje janë arrestuar katër të dyshuar, përfshirë bashkëshortin e saj Naim Murseli, ka treguar se ka mbajtur një takim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Sipas Ademajt, ai dhe babai i tij janë informuar për rastin e vrasjës së Liridonës.

“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji.

Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.” – shkroi Leonardi.

Lexo edhe:  Grabitje në një lokal në Prishtinë, hajni i maskuar nën kërcënimin e armës plaçkitë një shumë të parave