“Baba i tre fëmijëve”, ish-ushtari i UÇK-së kërkon ndihmë financiare për shërim

Sheremet Z. Gashi, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtar i TMK-së për katër vite, baba i tre fëmijëve, ndodhet në një situatë të vështirë shëndetësore.

Gashi, gjatë punës së tij në Kroaci, ka pësuar një sulm të rëndë shëndetësor, i cili e ka lënë të paaftë për punë dhe e detyron të ketë trajtim të vazhdueshëm mjekësor.

Shpenzimet mujore për terapinë janë të papërballueshme për familjen e tij, dhe për këtë arsye OVL-UÇK, dega Klinë, me iniciativën e kryetarit Ramiz Gashi, ka nisur një apel për ndihmë ndaj komunitetit dhe bashkëluftëtarëve të Sheremetit.

Të gjithë qytetarët dhe njerëzit me zemër të mirë ftohen të kontribuojnë sipas mundësive për t’i dalë në ndihmë Sheremetit në këtë kohë të vështirë.

Të dhënat për kontribut:
• Emri i përfituesit: Sheremet Z. Gashi
• Adresa: Sferkë, Klinë, 32000, Kosovë
• IBAN: XK051403000034053966
• Banka: Banka Ekonomike sh.a.
• Swift Code: EKOMXKPRXXX
• Adresa e bankës: Sheshi Nënë Tereza, Prishtinë, Kosovë

Çdo ndihmë, qoftë edhe simbolike, ka një rëndësi të madhe për familjen e Sheremetit.

Lexo edhe:  Xhuli pasi nuk mori pjesë në ndeshje: Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje