Avokatja e Drenusha Laitifit: E pa pranueshme t’i jepet hapësirë njeriut që po tenton të fitojë famë pse rrahu gruan

Avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla ka komentuar hyrjen e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh në spektaklin Big Brother Vip Kosova 3, të cilin ajo muaj më parë e denoncoi për dhunë në familje.

Në bisedë me Insajderin, avokatja e cilësoi të papranueshme pjesëmarrjen e tij në këtë spektakël, duke shtuar se ai u bë i njohur për publikun për ushtrim të dhunës, për rrahjen e Drenushës.

“Për mua është e papranueshme t’i jepet hapësirë televizive një personi që pretendon të fitojë famë në krah të bashkëshortes, dhe që është bërë i njohur për publikun pikërisht për ushtrimin e dhunës në familje ndaj Drenusha Latifit. Kam dëgjuar komente nga më të ndryshmet, se Drenusha nuk ka dalë publikisht, por unë nuk mendoj që ajo duhet të izolohet nga jeta normale”, potencoi ajo.

Keqekolla theksoi se Drenusha Latifi është një grua e papunë dhe ka një synim për të marrë pjesë në këtë spektakël.

Avokatja shtoi se klientja e saj kujdeset edhe për mirëqenien e fëmijëve, pasi ish-bashkëshorti nuk paguan obligimet që i takojnë me ligj.

“Ajo duhet të vazhdojë rrugën që ka nisur, sepse e di ku e ka synimin. Aktualisht, Drenusha është e papunë dhe kjo ishte një mundësi e mirë për të, për t’u bërë e njohur dhe për të gjetur një vend pune. Ajo ka dy fëmijë për të cilët, për një kohë të gjatë, nuk është duke marrë asnjë pagesë për alimentacion apo ndihmë. Nuk mund të mbetet pa të ardhura financiare, ndaj duhet të gjejë një vend pune për të përballuar përgjegjësitë e saj”.

Lexo edhe:  Ndërroi jetë punëtori shumëvjeçar i RTK-së