Avokati Gashi: S’do të ketë hakmarrje, e kanë keqpërdorur gjendjen e rëndë të axhës së Lulzimit

Avokati Tomë Gashi, ka theksuar se xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, i cili u vra në mënyrë mizore me shkop bejsbolli, nuk do të hakmerret.

Gashi tha se Rrahim Fejzullahu është keqpërdorur duke ia shfrytëzuar gjendjen e rëndë emocionale. Ai tha se përveç Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të Lulzimit, është intervistuar nga Policia edhe hoxha Bekim Jashari dhe disa persona të tjerë.

Deri te intervistimi ka ardhur pas dyshimeve për hakmarrje të xhaxhait të Lulzimit ndaj dy familjeve të të dyshuarve.

“Gjendjen e tij të rënduar e kanë shfrytëzuar persona të caktuar, thjesht e kanë aranzhuar një situatë me qëllim të mirë, por ndoshta ka pasur qëllime të tjera. Ai ka deklaruar në një televizion që nuk ka problem me askënd, në kuptimin e fëmijëve që të shkojnë në shkollë”, u shpreh avokati në RTVD.

Gashi bëri të ditur se Rrahim Fejzullahut i është kërkuar të japë besë nga një ndërmjetësues i cili ka qenë hoxhë Bekim Jashari.

“Ka qenë një kërkese e një hoxhe në Podujevë, e ka ftuar, në emër të një familje, që është e çuditshme. Nëse dikush bisedon për zbutjen e situatës, kaq shumë të acaruar, atëherë duhet të fliste në emër të dy familjeve të dyshuarve që gjenden në paraburgim”, tha më tej.

Sipas avokatit Gashi, Rrahim Fejzullahu, nuk e ka ditë që fëmijët e dy familjeve nuk i ndjekin mësimet për shkak të frikës për hakmarrje.

Lexo edhe:  Befason moti: Ftohtë dhe erë, priten edhe reshje bore