Avioni i destinacionit Prishtinë-Bazel nuk niset shkaku i problemeve, rreth 300 persona gjenden brenda që 3 orë

Në aeroportin “Adem Jashari” një avion i kompanisë “EasyJet” që ishte planifikuar të shkonte në Bazel, nuk është nisur ende.

Udhëtarët janë në avion nga ora 20:30, por që 3 orë nuk janë nisur.

Njëri nga pasagjerët që gjendet në avion, Safet Bajraktari për lajmi.net ka thënë se arsyeja që i është dhënë atyre për mos nisje ende është shkaku se është ngrirë pjesa e pasme ku ruhen bagazhet dhe kjo e ka shfaqur problemin me ngjitjen e derës që mbyllet me vakum.

Si shkak i kësaj vonese, udhëtarët nuk mund të aterojnë pas orës 00:00 në Bazel.

Kjo për shkak se nga ora 00:00 deri në ora 04:00 nuk ka akses për udhëtarë/dritare të shërbimeve — hapësira është e mbyllur për publikun, dhe në atë kohë hyjnë vetëm stafi i autorizuar dhe personat me biletë valide për një fluturim që është ende i aktivizuar në sistem. Shumë fluturime komerciale zakonisht nuk nisen as nuk mbërrijnë pas orës 23:00, për shkak të rregullave për ndotjen e zhurmës natën, edhe pse ka raste të rralla me vonesa.

Bajraktari tha se si alternativë udhëtarëve nga kompania i është të shkohet në qytetin e Lyonit në Francë dhe nga atje pastaj të nisen për në Bazel me autobus, që do nga 5 deri në 7 orë rrugë.

Alternativa tjetër është që sonte të mbesin në Kosovë.

Udhëtarët janë në një udhëkryq. Kanë mbetur që 3 orë të mbyllur brenda në avion.

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa energji elektrike sot