Avdyli i reagon ashpër Musliut pas deklaratave për Vjosa Osmanin: Personat e tillë shpirtzi dinë të bëjnë vetëm fyerje
Haxhi Avdyli, deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së, ka kritikuar ashpër deputeten e PDK-së Ganimete Musliu, e cila ka thënë se “Vjosa Osmani hyri në Kuvend me 100 kg pesh dhe do të dalë me 50 kg”.
Avdyli nuk ia përmendi Musliut emrin sepse tha se “nuk ia vlen”, por tha se kjo gjuhë është fyese edhe për ata që e kanë votuar.
“Të mbetur të vetmuar në çmendinë e tyre dhe pa argumente politike për të kritikuar Presidenten as për keqpërdorime e as për pazaret për tokat e Kosovës, atëherë personat e tillë shpirtzi ashtu si e kan shpirtin e mendjen dinë të bëjnë vetëm fyerje e të shpërndajnë vrerë”, tha mes tjerash Avdyli.