Autoriteti i Konkurrencës gjobit “Iber Lepencin” me mbi 40 mijë euro për keqpërdorim të pozitës dominuese në tregun e energjisë
Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se Ndermarrja Hidro-ekonomike “Iber Lepenc” SH.A., e cila ka një pozitë dominuese në prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2023, ka abuzuar me këtë pozitë. Sipas vendimit të datës 23.12.2022, Autoriteti ka gjetur se “Iber Lepenc” ka vendosur kushte jo të drejta tregtare, duke përfshirë caktimin e çmimeve të pa reala për blejen dhe shitjen e energjisë, si dhe ka kufizuar tregun për konkurrentët e tjerë.
Si pasojë, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur një masë ndëshkuese administrative prej 40,849.22 € për “Iber Lepenc” SH.A., e cila duhet të transferohet në llogarinë bankare të buxhetit të Republikës së Kosovës. Kjo masë ndëshkuese është aplikuar për të adresuar sjelljen e paligjshme në tregun e energjisë elektrike në vend.
Ky vendim është bërë pas një hetimi të hollësishëm nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka gjetur se “Iber Lepenc” ka vepruar në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe ndryshimet e mëvonshme ligjore në këtë fushe.
Për më tepër, Autoriteti i Konkurrencës ka shprehur shqetësimet e tyre lidhur me sjelljen e “Iber Lepenc” në tregun e energjisë, duke theksuar nevojën për të zbatuar rregulla të drejta dhe transparente për të gjithë operatorët në këtë sektor.
Autoriteti i Konkurrencës, ka shkruar se me datë 28.02.2022 ka pranuar kërkesën, me Nr. protokolli: 71/22- 01/H, nga Zyra e Regullatorit të Energjisë, me seli në Prishtinë.
ZRRE ka kërkuar nga AKRK që të vlerësojë çështjet e konkurrencës, përkitazi me Kontratën: 012986, të datës 21.12.2020, e lidhur ndërmjet Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A. (HC Ujmani) dhe Ndërmarrjes “Future Energy Trading and Exchange Dynamics” SH.P.K., pasi që kjo kontratë pretendohet, se shkelë rregullat e tregut të energjisë, në Republikën e Kosovës, sipas nenit 22 dhe 23 të Ligjit për Energjinë, me numër 05/L-08, dispozita të cilat, kërkojnë adresimin e çështjes në AKRK, për të shqyrtuar rastin. Pretendimet e ZRRE-së kanë pasur të bëjnë me kriteret e vendosura në ankandin e hapur nga “Ibër Lepenc” SH.A., kritere që sipas ZRRE-së, kanë kufizuar tregun duke ia pamundësuar shumë Operatorëve Ekonomik, pjesëmarrjen në këtë ankand. TREGU PËRKATËS APO RELEVANT
Ndërmarrja Hidro-ekonomike “Ibër Lepenc” SH.A. (HC Ujmani), është ndërmarrje publike, me aktivitet ekonomik në prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike, e licencuar nga ZRRE. Ndërmarrja meqë është publike, e ka të obliguar me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, që për të gjitha aktivitetet e saja ekonomike të shitblerjes t’i nënshtrohet procedurave sipas ligjeve në fuqi dhe trajtohet si Autoritet Kontraktues.