Autobusë të kompanive kosovare po i çojnë serbët në tubimin pro-Vuçiq në Beograd

Serbë nga Kosova janë nisur për në Beograd, në përkrahje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë ditës kishte raportime se autobusë të kompanive kosovare po i bartin protestuesit pro-Vuçiq nga Kosova për në Beograd.

Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosova.tv, shihen autobusë të kompanisë kosovare Alba-Kos diku në territor të Serbisë.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë kompania.

“Po e saktë është. Ne e kemi linjën për Belgjikë dhe ne i kemi autobusat për punë, kështu që kush na kontrakton neve, ne vozitim”, thanë nga kompania Alba Kos.

Siç ka raportuar AP, tensionet janë rritur në Serbi këtë të shtune para protestës në mbështetje të presidentit populist, Aleksandar Vuçiq, i cili u zotua ta rimarrë kontrollin pas muajve të tërë të protestave masive kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë mbi pushtetin.

Lexo edhe:  “Ka qenë i ngulfatur”: Me lotë në sy, familjari i viktimave tregon tmerrin si i nxjerrën trupat e pajetë