“Aty ka pasur kërcënime edhe më herët, duhet të mbyllet sa më parë” – Reagon ish menaxherja e shtëpisë ku u rrah brutalisht e moshuara

Pas dhunës dhe keqtrajtimit që ndodhi në Qendrën e të moshuarve ‘Orenda’, ka reaguar edhe ish menaxherja e kësaj qendre, Viola Sahatçiu.

Sahatçiu tha se në këtë shtëpi ka pasur kërcënime e pakujdesi edhe më herët.

“Pa rregullsi jo profesionalizëm, pa kujdesi dhe kërcënime ndodhën në atë qendër sa isha unë menaxhere, arsye kjo pse japa dorëheqje pas 3 muajve”, tha ajo.

Ajo tha se kjo qendër u hap për arsye tjera dhe jo për kujdesin ndaj të moshuarave.

Tutje, ajo ka kërkuar mbylljen e kësaj qendre nga organet kompetente.

“Qendër e cila nga fillimi u hap për t’gjitha arsyet përpos kujdesit ndaj të moshuarve”, ka shkruar Sahatçiu.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Qendra e të moshuarve ‘Orenda’. Sot doli një përfaqësim i keqmenaxhimit dhe keqtrajtimit hierarkik në atë vend. Ato infermjere janë vetëm një reflektim i vogël.

Arsyeja pse po reagoj është se pashë lajmin se ‘Orenda’ do të dal dhe të mbaj konferencë për media për tu distancuar nga sjellja e punonjësve të tyre. E mua kjo mu duk shumë absurde pasi aty ka edhe kamera.

Ajo qendër është një ëndërr e bukur zvicërane me realitetin e hidhur shqiptar e cila duhet të mbyllet sa më parë!

Lexo edhe:  Burri në Lipjan e bën për spital bashkëshorten, përfundon në ndalim policor