ATK: Vetëm gjatë 2023-tës, këngëtarët kanë paguar mbi 2.7 milionë euro tatime
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se gjatë viteve të fundit ka shënuar rritje deklarimi i qarkullimit dhe tatimet e paguara nga industria e muzikës.
Sipas Murtezajt, tatimet e paguar nga këngëtarët vetëm gjatë viti 2023 janë mbi 2.7 milionë euro që është rreth 50 për qind sesa në vitin 2021.
”Njëra prej sektorëve tonë e e ka identifikuar si potenciale që nuk deklarojnë, është industria e këngëtarëve.
Përveç që kemi bërë monitorimin gjatë sezoneve, në të njëjtën kohë kemi bërë thirrje publike që ata me qëllim t’i shmangen ndëshkimeve.
Dhe aty nuk janë përgjigj pozitivisht, u janë zhvilluar inspektime dhe kontrolle.