Atentati mafioz me tre të vrarë në Memaliaj – Dalin pamjet e vendit të ngjarjes

Janë siguruar pamjet nga lokali ku ka ndodhur atentati në Memaliaj, ku objektiva dyshohet se ka qenë babai i Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi.

Siç shihet edhe pamje, dallohet tavolina ku ka qenë ulur Shyqyri Kalemi bashkë me të vëllain e tij Arturin.

Në vend dallohen njollat e gjakut dhe xhamat e thyer nga breshëria e kallashit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 të 20 korrikut në një lokal pranë bashkisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë e ngjarjes.

VIDEO

Lexo edhe:  Publikohen fotot e momentit kur gjendet trupi i pajetë i një personi pranë lumit Ibër