“Atë ditë ndeza cigaren” – Rrëfimi i dhimbshëm i nënës që iu mbytën dy djemtë nga tërmeti
Tërmeti i tmerrshëm në Turqi, ia ka hapur plagën Luljeta Abazit, e cila humbi dy djemtë e saj nga tërmeti pak vjet më parë.
Gruaja nga Livoci i Epërm thotë se kur po sheh pamjet në Turqi, po përjeton dhimbjen e njëjtë me atë ditë kur dy djemtë e saj u gjetën të vdekur mes rrënojash në Shqipëri.
Derisa po tregonte për mallin që ka për djemtë, Luljeta kujton edhe momentin me të keq të jetës, kur e mori vesh se djemtë i kishin vdekur.
E megjithëse kanë kaluar vite që kur djemtë e saj nuk jetojnë më, nëna Luljetë nuk po mund të mësohet ende me këte fakt.