“Ata të qeverisë, për mua nuk janë njerëz po sikur Serbia..” Babai i Faton Hajrizit irritohet nga rekomandimi për suspendimin e komandantit që shkoi në të pame

Babai i Faton Hajrizit është deklaruar për herë të parë pas varrimit të djalit të tij. Ai ka kritikuar veprimin e Inspektoratit Policorë të Kosovës për rekomandimin e suspendimit të komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt, pasi ky i fundit shkoi për kryeshnosh.

Babai i Faton Hajrizit e krahason këtë vendim me vendimet që dikur i kryente Serbia.

“… ata të qeverisë, për mua nuk janë njerëz po sikur Serbia që përpara na ka përzënë prej punës e na ka shti nëpër burgje kur kanë shku me pa..” deklari Hajrizi mes tjerash.

“Neve si familje na vjen shumë keq që ka ndodhë ajo punë, se ai u kan si komandant shumë i mirë se e ka mbajtë rregullën…Ata që e kanë bërë këtë, ata të qeverisë, për mua nuk janë njerëz po sikur Serbia që përpara na ka përzënë prej punës e na ka shti nëpër burgje kur kanë shku me pa. Ata e kanë bo që janë ardhë me pa me polici tek unë, ajo është mënyrë humanitare nuk është politike”, tha ai për T7.

Lexo edhe:  Vidhet arka me para në xhaminë e Drenasit, hoxha Osman Musliu publikon pamjet