Asnjë polic s’u pagua për orët shtesë e për ndërrimin e natës

Policët e Kosovës për muajin mars kanë marrë vetëm pagën bazë.

Burime të Klankosova brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se këtë muaj, asnjë polic nuk është paguar për orët shtesë.

“Po, është e vërtetë. As mua dhe asnjërit prej kolegëve nuk na kanë dalë paratë për orët shtesë”, tha ky burim.

Policët nuk janë paguar deri në 120 orë shtesë të punës që e kanë bërë, e madje as për ndërrimin e natës.

Lexo edhe:  Dërgesat e mërgatës deri në muajin nëntor arrijnë në rreth 1.3 miliard euro