Arrestohet zyrtari policor në Bukosh të Vushtrrisë
Policia e Kosovës ka arrestuar dje në orët e hershme të mëngjesit një zyrtar policor pasi kishte gjuajtur me armë zjarri pas orës 3 të mëngjesit në një lokal në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
Siç raporton gazetari korrespondent, Urall Boshnjaku, pas disa veprimeve hetimore, me dyshimin se ky zyrtar ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.