Arrestohet veterani i UÇK-së në Merdarë nga policia serbe, avokati i njohur jep detaje

Avokati Xhevdet Smakiqi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot rreth orës 9:00 të mëngjesit, në pikën kufitare në Merdarë, është arrestuar nga policia serbe ish-pjesëtari i UÇK-së, Hasan Dakaj.

Smakiqi është shprehur se është autorizuar si avokat nga familja Dakaj, dhe se ish-pjesëtari i UÇK-së po udhëtonte më vëllaun e tij drejt Italisë.

Tutje, ai ka thënë se familja Dakaj është nën frikë, pasiqë policia serbe e ka dërguar Hasan Dakaj në qendrën e ndalimit në Kushumli dhe mund t’i nënshtrohet torturave fizike e psiqike.

“Unë menjëherë do te ndërrmarrë veprime duke ushtruar kerkese pranë MPJD-se qe te intersohet per fatin e shtetasit te Kosoves Hasan Dakaj i arrestuar sot ne mengjes ne Merdare nga policia serbe vetem pse ka qene ish pjestarë i UÇK-se”, ka shkruar ai.

Smakiqi ka shkruar se i bën thirrje MPJD-së që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e Hasan Dakaj.

Lexo edhe:  Trupi i Sokol Halilit dërgohet në Emergjencë