Arrestohet spiuni serb në veri të Mitrovicës

Marko Knezhevic, i njohur me nofkën ‘Drug Crni’, nga rrethina e Beogradit, që dyshohet të jetë spiun i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë serbe (BIA), është arrestuar nga policia të mërkurën pasdite në Leposaviq.

Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se policia ka bastisur banesën e tij ku ka jetuar për disa vite, e cila ndodhet në rrugën ‘Vllado Cetkovic’ në veri të Mitrovicës – ku ishte kamufluar si gazetar.

Sipas tyre, në banesë i janë gjetur dhe konfiskuar letërnjoftimi zyrtar që vërteton se është pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB), dokumente të tjera të MPB-së dhe disa laptopë.

Për televizionin arrestimin e tij e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Lexo edhe:  E rëndë: Ky është personi që u dërgua pa ndjenja në Spitalin e Prizrenit, dyshohet për mbidozë të drogës