Arrestohet shtetasi serb, për t’i shpëtuar gjobës i ofroi ryshfet zyrtarit policor të Kosovës
Një rast kur zyrtarëve të policisë u ofrohet ryshfet ka ndodhur në Vushtrri
Këtë herë në ngjarje është i përfshirë një shtetas serb, shkruan Jepi zë.
Policia e Kosovës ka arrestuar serbin në Vushtrri për shkak se gjatë kontrollit të dokumenteve i kishte ofruar zyrtarit policor ryshfet.
Sipas raportit të policisë, pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.