Arrestohet shoferi i autobusit i cili ishte i përfshirë në aksidentin tragjik në Podujevë

Sot gjatë ditës ka në Podujevë ka ndodhur një aksidente i rëndë ku si pasoj e të cilit kanë humbur jetën dy persona.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këtë Prokuroria Themelore e Prishtinës më saktësisht zëdhënësja e saj, Laureta Ulaj, ka njoftuar se shoferi i autobusit është arrestuar.

Në njoftimin e prokurorisë shtohet se personi i dyshuar është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Ju njoftojmë se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim të plotë me policinë, sot, me urdhër të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person i dyshuar, shoferi i autobusit”, ka thënë Ulaj.

Lexo edhe:  Të shtëna armësh edhe në “Sofali” të Prishtinës