Arrestohet serbi që sulmoi brutalisht kameramanin e RTK-së

Është arrestuar serbi që sulmoi brutalisht kameramanin e RTK-së në veri të vendit.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate, përcjell Jepi zë.

Raporti:

Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin e radhës për sulm ndaj gazetarëve

Prishtinë, më 19 qershor 2023

Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve.

Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.

Lexo edhe:  Rrëmbehet me armë si në filma një person në mes të Prishtinës