Arrestohet punëtori i një biznesi në Skenderaj, policia jep detajet
Mbrëmë rreth ores 21:00, është arrestuar i dyshuari punëtor i një lokali, pasi që në të zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi.
Mësohet së gjatë bastisjes së lokalit, janë hasur dy aparate bixhozi, dy kompjuterë për printimin e tiketave të lojërave të fatit, dy shtëpiza të kompjuterit, dy tastiera, dy mausa, si dhe letra që shërbejnë për printim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt