Arrestohet njëri nga të lënduarit në incidentin në Lupç të Podujevës, shoqërohet në stacion
Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime pasi është therur me thikë pas një konflikti mes disa familjarëve në fshatin Lupç të Podujevës.
Në konflikt dyshohet se janë përfshirë disa anëtarë të familjes Hoxha dhe të familjes Menxhiqi.
Njëri prej tyre tashmë është arrestuar pasi fillimisht mori trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I njëjti po shoqërohet në stacion policor, ku pritet të intervistohet lidhur me rastin.
Sipas informacioneve të para, tre personat e plagosur me armë zjarri janë Ferat Hoxha, Arjanit Hoxha dhe Sejdi Hoxha, ndërsa të lënduar dyshohet se kanë mbetur edhe nga pala tjetër, Ferit Menxhiqi dhe Berat Mexhiqi.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se deri te ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve.
Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë janë duke i marrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.