Arrestohet një rus në Grizhan të Zveçanit, hyri në Kosovë ilegalisht

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një rus në fshatin Grizhan të Zveçanit.

I njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë të rregullt.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari  është dërguar në mbajtje.

Ai është arrestuar në mëngjesin e së premtes.

Lexo edhe:  Në Leposaviq lokalet fillojnë t’i kenë menytë në euro