Arrestohet një pjesëtar i Njësisë Speciale në Mitrovicë, dyshohet ka bashkëpunuar ngushtë me familjen Gerbeshi
Një zyrtar policor i Njësisë Speciale është vënë në pranga në Mitrovicë, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari të paligjshme.
Bëhet fjalë për Murat Latifin, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar ngushtë me familjen Gerbeshi, e cila është nën hetim për aktivitete kriminale.
Sipas burimeve të Sinjalit, Latifi dyshohet se: u ka dhënë ndihmë dhe informata të vazhdueshme familjesGerbeshit, në një rast e ka transportuar me veturën e tij një nga të dyshuarit, duke i mundësuar shmangien e arrestimit, ka kryer edhe veprën penale të “Zbulimit të fshehtësisë zyrtare”.
Pjesëtari i Njësisë Speciale është shoqëruar nga hetuesit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar procedura penale për veprat “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë kryerësve pas kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.