Arrestohet një person për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Policia e Kosovës ka arrestuar, një person i dyshuar për përfshirje në vrasjen e raportuar në Baicë të Lipjanit.

Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi.

Lajmin konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi:

INFORMACION ZYRTAR
Prishtinë, 12 Gusht 2025
Sot më datë 12.08.2025, si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme –Drejtoria Rajonale në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar:
– T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit.
Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë. Pas përfundimit të operacionit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë do të bëhen publike informacione shtesë.
Drejtoria për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

 

Lexo edhe:  Pas një sëmundje të shkurtër, vdes Anton Berisha