Arrestohet një person për përdorim arme gjatë ahengut familjar

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person pasi raportimeve se në rrugën “Epopeja e Jezercit”, në një aheng familjar në orët e pasmesnatës së kaluar, kishte të shtëna me armë zjarri.
Policët kanë identifikuar të dyshuarin D.I. (36), tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit – pistoletë.

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.”

Lexo edhe:  Një femër ikë nga shtëpia në Skenderaj, familja raporton rastin në polici