Arrestohet një person në Prishtinë, kishte veshur një bluzë me përmbajtje nxitëse

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Prishtinë nën dyshimin se ai kishte veshur një bluzë ku ishte një hartë dhe mbishkrime me përmbajtje nxitëse.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar si dhe është inicuar rasti i cili vazhdon në procedurë të rregullt.

“NXITJE E PËRÇARJES DHE MOSDURIMIT- Rr. Jusuf Gërvalla, Prishtinë / 29.09.2024 – 15:20. Njësia policore gjatë legjitimimit të të dyshuarit kosovar ka vërejtur se i njëjti kishte të veshur një maicë në të cilën kishte një hartë dhe mbishkrime me përmbajtje nxitëse, e cila është sekuestruar. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar si dhe është inicuar rasti i cili vazhdon në procedurë të rregullt.”

Lexo edhe:  Nëse i shihni këtë burrë dhe këtë grua raportoni policinë