Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet se vodhi mbrëmë një automjet në Deçan
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar në Jarinje, i cili nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveç një raporti mbi ‘raportimin e dokumenteve të humbura’.
Arrestimi i tij është bërë pasi personi ka rezultuar se është i dyshuar për një vjedhje të automjetetit, në një fshat të Deçanit. Rasti ka ndodhur mbrëmë, raporton Express.
Gjatë kontrollit të detajuar, personit të dyshuar i janë gjetur një palë çelësa që dyshohet se i përkasin veturës së vjedhur, derisa është zbuluar edhe vendndodhja e veturës, në rrugën “Isa Boletini ” Mitrovicë Jugu.
“Policia me qëllim të verifikimit të identitetit të personit dhe sqarimit të rrethanave, ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo-hetimore (kontakti me SP Deçan dhe intervistimi i personit). Gjatë realizimit të procedurave policore, ka rezultuar se personi është i dyshuar për vjedhje të automjetit më 11.01.2024 rreth orës 21:30 në një fshat të Deçanit. Rasti është raportuar në Stacionin Policor Deçan, gjersa është zbuluar edhe vendndodhja e veturës së vjedhur (rruga ‘Isa Boletini’ Mitrovicë Jugu). Po ashtu, gjatë kontrollit të detajuar, personit të dyshuar i janë gjetur një palë çelësa që dyshohet se i përkasin veturës së vjedhur”, thuhet në raport.