Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet për krim të organizuar

Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kufitar Jarinje është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.

I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

 

Lexo edhe:  I riu që po kërkohet nga Policia për të shtënat me armë në Gjakovë është djali i ish-policit