Arrestohet një person në Fushë Kosovë, policët hasin në rezistencë

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nga zyrtarët policorë.

Gazeta  Insajderi ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të tij.

Nga pamjet shihet se i dyshuari ka rezistuar të arrestohet nga policia.

Ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të tij.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar policinë për të mësuar detaje shtesë por ende nuk kanë dhënë përgjigje.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur afër shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

 

Lexo edhe:  Gruan nga Gjilani e kap radari 91km/h në zonën 50, dënohet me 200 euro dhe 3 muaj ndalim i vozitjes