Arrestohet një person, kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë
Një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
”Leposaviq / 15.06.2024 – 17:55. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet ne raportin e policise.