Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Një person i nacionalitet serb është arrestuar të enjten i dyshuar se ka kryer krime lufte në Kosovë.

T. P, është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bashkëpunim dhe autorizim të Prokurorisë Speciale.

Ai dyshohet se në Komunën e Istogut ka kryer plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile gjatë marsit të 1999-s.

“ I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në Komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile.Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  Rrahje te semaforët në Ulpianë