Arrestohet një “hajn i rëndë” në Mitrovicë

Sot, nga njësitet e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Ndaj personit të dyshuar: M .S.,25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

Lexo edhe:  Skandaloze: Kirurgu në kërkim nga policia në Serbi, punësohet në spitalin privat në Kosovë