Arrestohet një grua në Mitrovicë, pengoi personat zyrtarë në kryerje të detyrës
Është arrestuar një grua në Mitrovicë pasi që ajo dyshohet se ka penguar në kryerje të detyrës dy persona zyrtarë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë Jugu / 16.05.2024 – 11:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se ka penguar në kryerje të detyrës dy ankuesit kosovarë. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.