Arrestohet një grua në Fushë Kosovë, kërcënoi një burrë

Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që kishte kërcënuar një burrë.  E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 13.06.2024 – 18:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për arsye se dyshohet se e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  “Nuk po ecë, nuk po ecë” – Blero i pafat në dashuri, ndahet edhe nga e dashura e re