Arrestohet një 38-vjeçar në Drenas, ishte dënuar për dhënie të ndihmës në kryerjen e një grabitjeje
Policia në rajonin e Prishtinës ka arrestuar të dyshuarin M.M, që ishte dënuar me tre vjet burgim për kryerjen e veprës penale: “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale te grabitjes”.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se 38-vjeçari u arrestua pas ndërmarrjes së një operacioni të përbashkët mes ekipit në stacionin policor në Drenas dhe Njësisë së reagimit të shpejtë.
“Ai pas arrestimit nga policis është dërguar në vuajtje dënimi”, deklaron policia.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate, i dënuar me tre vjet burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, pas ndërmarrjes së në një operacioni të befasishëm, policia e stacionit policor në Drenas e përkrahur edhe nga Njësia e reagimit të shpejtë, arriti ta arrestonte personin e kërkuar;
– M. M, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale: “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të Grabitjes”.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.