Arrestohet një 18-vjeçar, dyshohet se shtiu me armë zjarri
Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një 18-vjeçar në Gjakovë, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri.
Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit B.P., i lindur në vitin 2005, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja.
“Stacioni Policor në Gjakovë pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Sulejman Hadum Aga’ në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin B.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 2005, mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri. Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 24 orë.